Kartela për pagesa Visa mund të porositet nga çdo person që ka mbushur moshën 16 vjeç, është regjistruar dhe identifikuar në sistemin Paysera.
Klienti duhet të ketë adresë vendbanimi ose lejeqëndrim në një vend brenda EU-së. Mund të lëshohen deri në 5 kartela për pagesa për një person.
Mbajtësi shtesë i kartelave duhet të jetë së paku 14 vjeç si dhe duhet të ketë fonde në kartelën kryesore të pagesës Visa dhe të njëjtat limite vlejnë edhe për të.
Nëse një kartelë është porositur për biznes, duhet të specifikohet emri i hyrjes (adresa e postës elektronike ose numri i telefonit) i personit individual (përfaqësuesi i kompanisë) i cili do të përdorë kartelën.
Kartelat lëshohen dhe dërgohen vetëm në vendet e EEA-së