Nëse nuk keni dijeni të ndonjë pagese të kryer me kartën tuaj Visa, ose nëse jeni të shqetësuar se detajet e kartës suaj mund t'i jenë zbuluar nga një pale e tretë (p.sh. ju keni bërë një pagesë në një dyqan elektronik të dyshimtë), ju lutemi ndiqni udhëzimet e dhëna më poshtë.
· Blloko kartën tënde në opsionin Karta të Paysera app (ose na kontaktoni). Karta juaj do të pezullohet menjëherë dhe llogaria do të bllokohet. Me bllokimin e kartës nuk mund të kryhet asnjë pagesë në dyqanet fizike, apo online.Nëse keni zgjedhur bllokimin e përkohshëm të kartës suaj dhe jeni i bindur se të dhënat e kartës suaj janë mbrojtur të sigurta, ju mund t’a zhbllokoni atë dhe të vazhdoni t’a përdorni atë, siç keni vepruar më parë.
· Kontaktoni me shkrim shitësin (nuk kushton asgjë). Shpjegoni situatën dhe kërkoni rimbursim.
· Nëse shitësi nuk pranon të rimbursojë fondet (ose nuk përgjigjet brenda 14 ditëve), ju lutemi kontaktoni Paysera me email, ose telefononi për të nisur një hetim mbi pagesën në fjalë. Në rast të transaksioneve të kontestuara, ne do të bllokojmë kartën tuaj dhe do të lëshojmë një kartë të re. Kosto e kartës së re është 3 EUR + tarifat e dërgesës. Pas aprovimit të vendimit për rimbursim, lëshuesi i kartës, “Contis”, UAB, do të iniciojë një rimbursim në sistemin Visa. Në praktikë, kjo mund të zgjasë deri në 60 ditë, ndaj si hap të parë ju sugjerojmë të kontaktoni shitësin.
· Kontaktoni policinë lidhur me pagesa të dyshimta të kryera me kartën tuaj.
· Sigurohuni që programi antivirus dhe softueri në telefonin, kompjuterin, apo tabletin që përdorni për identifikim në llogarinë tuaj është i ligjshëm dhe i përditësuar.
· Llogaria Paysera është e ndarë nga llogaria e kartës, prandaj ju mund të administroni përmes aplikacionit gjendjen e kartës suaj dhe të mbani një vlerë të caktuar, të sigurtë parash në kartë për t'i shpenzuar për blerje në të ardhmen.
· Për një përgjigje sa më të shpejtë, aktivizoni njoftimet për transaksionet në llogaritë tuaja. Mund të regjistroheni për njoftime në aplikacion, ose në banking online.
· Përdorni kartën tuaj vetëm në faqe interneti të besueshme.
· Zbuloni si mund të vjedhin paratë tuaja persona të dyshimtë.