1.01. Hapja e llogarise

Ju mund te regjistroheni ne sistemin Paysera duke marre falas aplikacionin Paysera Super App te cilin mund ta shkarkoni shpejte dhe lehte nga Google PlayAppGallery ose App Store. Hapni aplikacionin dhe klikoni "Krijo llogari", futni numrin tuaj te telefonit dhe krijoni nje fjalekalim, lexoni kushtet e Marreveshjes se Pergjithshme te Sherbimit te Pagesave dhe klikoni "Krijo llogari". Ju do te merrni nje kod konfirmimi ne numrin e telefonit te rregjistruar te cilin do te duhet ta vendosni ne dritaren qe hapet. Kryeni veprimet e tjera te specifikuara.

Te dhenat tuaja te hyrjes jane numri juaj i telefonit dhe fjalekalimi i krijuar. Ju do te mund te hyni ne llogarine tuaj Paysera permes aplikacionit Paysera Super App ose permes faqes web ne https://bank.paysera.com/sq/login . Nese hyni ne llogarine tuaj permes faqes web, ju rekomandojme te identifikoheni duke derguar nje kod verifikimi ne aplikacionin celular, keshtu qe nuk duhet te vendosni fjalekalimin tuaj çdo here dhe identifikimi do te jete i shpejte dhe i lehte.

Kur hyni ne llogarine tuaj per here te pare, sistemi do t'ju kerkoje te kryeni identifikimin ne menyre qe te jeni ne gjendje te perdorni sherbimet Paysera. Ju mund te gjeni me shume informacion ne lidhje me identifikimin ketu.

Mund te shikoni nje video ne lidhje me hapjen e llogarisë ketu.