1.05. Mbyllja e llogarise. Fshirja e llogarise Paysera.

Ndiqni hapat e meposhtme per te mbyllur llogarine tuaj Paysera:


1- Si fillim duhet te caktivizoni/anuloni karten tuaj Paysera. Ju mund te procedoni me caktivizimin/anulimin e kartes suaj Paysera brenda llogarise tuaj, duke klikuar mbi Llogarite dhe Kartat > Karta, perzgjidhni karten te cilen do caktivizoni/anuloni, me pas perzgjidhni bllokim i perkohshem / ne tabelen e re qe do te hapet perzgjidhni bllokim i perhershem.

Caktivizimi/anulimi i kartes Paysera eshte pa pagese.


2- Nese gjendja e llogarise se kartes tuaj eshte negative, do duhet te rimbushni llogarine e kartes per ta kthyer ne pozitive dhe me pas mund te kontaktoni sherbimin tone te klientit.

Ju mund te gjeni detajet e rimbushjes se llogarise tuaj ne menune Llogarite dhe Kartat > Rimbush llogarine. Perzgjidhni shtetin dhe monedhen e rimbushjes, dhe detajet qe ju duhen per rimbushje do gjenerohen per ju.

Me shume informacion per kthimin e llogarise ne gjendje pozitive mund te gjeni ketu


3-Nese keni ende fonde ne llogarine tuaj, do te duhet t'i transferoni ne banken tuaj, ne menyre qe te procedohet caktivizimi i llogarise Paysera.


4-Ne rastin kur llogaria juaj Paysera nuk eshte e identifikuar, ju nuk mund te procedoni me transferimin e fondeve jashte Paysera, por duhet te na siguroni te dhenat e bankes tuaj qe ne te procedojme me transferten e fondeve nga llogaria Paysera ne llogarine tuaj bankare.

Detajet e llogarise bankare duhet te perfshijne:


- Emri dhe mbiemri i perfituesit

- Adresa e perfituesit

- Numri i llogarise bankare te perfituesit

- Kodi SWIFT/BIC

- Adresa e bankes se perfituesit


Pasi te keni kryer veprimet e kerkuara, ju lutemi te na dergoni nje email ne support@paysera.al kerkesen per mbylljen/fshirjen e llogarise suaj Paysera. Emaili duhet te dergohet nga e njejta adrese e cila eshte rregjistruar ne llogarine tuaj Paysera. 


Shenim: Nese nuk deshironi te mbyllni llogarine tuaj, por thjesht deshironi te caktivizoni ose fshihni numrin tuaj te telefonit, ne menyre qe te mos shfaqet se bashku me llogarite tuaja te tjera, ne menune ne te majte, zgjidhni Parametrat > Llogaria e pagesave. Ne dritaren qe do te hapet me pas zgjidhni llogarine qe deshironi te fshihni perkohesisht dhe klikoni Fshish llogarine. 

Nese eshte e nevojshme, do te mund te rihapni llogarine ne te njejtin seksion duke klikuar Hap nje llogari.