12.01 Si të krijoni një projekt të mbledhjes së pagesave?

Si të krijoj një projekt?

1. Hyni në llogarinë tuaj. Në menunë në të majtë zgjidhni Parametrat > Parametrat e profilit > Menaxhimi i shërbimit > Ndrysho.

Zgjidhni Mbledhja e pagesave Online përmes e-banking dhe sistemeve të tjera dhe klikoni Porosit.

2. Në menu në të majtë ju lutemi zgjidhni Projektet dhe Aktivitetet > Projektet e mia dhe klikoni në Shto një projekt të ri.

3. Në dritaren e hapur, vendosni të dhënat e një projekti të ri:

  • Në seksionin Ofruesi i shërbimit shkruani adresën e dyqanit online tuaj.


Nëse nuk jeni duke përdorur ndonjë platformë, zgjidhni Unë do të shkruaj adresën e projektit manualisht dhe shkruani adresën e faqes ueb.

Nëse jeni duke përdorur një platformë, atëherë në seksionin Unë do të përdor një platformë, do të sigurohet një listë e platformave dhe, pasi të keni zgjedhur një prej tyre, adresa e përdorur do të vendoset automatikisht.

  • Në seksionin Përshkrimi i shërbimit përshkruani shkurtimisht shërbimet që ju ofroni. Nëse jeni duke shitur mallra fizikë, vendosni politikën e rimbursimit dhe kushtet e dorëzimit. Më shumë informacion mbi përshkrimin e projektit e gjeni këtu.

    Ju mund të ndryshoni më vonë informacionin dhe përshkrimin e shërbimit sipas nevojës:

  • Vendosni numrin aktual të telefonit dhe adresën e email në Detajet e kontaktit. Nëse kërkohet, specifikoni edhe detaje të tjera të kontaktit, p.sh. Skype. Këto detaje të kontaktit do t'u sigurohen blerësve tuaj sëbashku me letrën e konfirmimit të pagesës.
  • Kodi i konfirmimit të pronësisë së projektit është dhënë në seksionin Konfirmimi i projektit; duhet t'a bashkangjisni në seksionin <head> </head> të faqes suaj të ueb. Në këtë mënyrë do të jemi të sigurt që ju jeni pronari i vërtetë i faqes në ueb. Më shumë informacione i gjeni këtu.

Pasi të keni përfunduar informacionin e kërkuar, klikoni në Ruaj projektin.

4. Sigurohuni që faqja e ueb të përmbajë blerje dhe shitje, kushtet e dorëzimit dhe rimbursimit, politikën e privatësisë dhe detajet e kontaktit tuaj si tregtar. Dorëzoni projektin për rishikim vetëm kur faqja ueb është përgatitur plotësisht për t'u përdorur nga klientët, platforma e pagesës është integruar dhe pagesa testuese janë kryer.

Projekti juaj i paraqitur do të shqyrtohet brenda një dite.

Informacioni në lidhje me specifikimet teknike për integrim është në dispozicion këtu.

Pas krijimit të një projekti, ju do të pajiseni me të dhënat e nevojshme për integrimin teknik të platformës së pagesës:
- në menunë në të majtë te Projektet dhe Aktivitetet > Projektet e mia do të gjeni ID e projektit (numri i projektit/ID e projektit);
- në menunë në të majtë nën Projektet dhe Aktivitetet > Projektet e mia klikoni në Parametrat e projektit > Parametrat e përgjithshme të projektit dhe do të gjeni kodin e kërkuar për të konfirmuar pronësinë e faqes ueb tuaj;
- në menunë në të majtë nën Projektet dhe Aktivitetet> Projektet e mia klikoni në Parametrat e projektit > Parametrat e përgjithshme të projektit dhe do të gjeni fjalëkalimin e projektit tuaj.