Nëse keni marrë një telefonatë të dyshimtë dhe telefonuesi pretendon se është punonjës i Paysera, ose dikush tjetër që kërkon të informohet më shumë rreth llogarisë tuaj, ju kërkon të dhëna personale, ose detajet e hyrjes, ose kërkon t’i jepni kodin që keni marrë me mesazh, ju lutemi na kontaktoni menjëherë. Mbani parasysh se konsulentët e Paysera nuk i kontaktojnë klientët tanë, pa arsye paraprake dhe të jeni të sigurtë se ata nuk do të kërkojnë informacione personale.
Gjithsesi nëse keni ndarë informacionet personale dhe palë të treta kanë aksesuar llogarinë tuaj Paysera, ose keni konstatuar pagesa që nuk janë kryer nga ju, ju lutemi kontaktoni Shërbimin Ndaj Klientit menjëherë. Informacionin e kontaktit e gjeni këtu.
Ju lutemi tregoni sa më shumë detaje gjatë telefonatës konsulentëve tanë, që ata të marrin të gjitha masat e nevojshme.
Ne gjithashtu ju sugjerojmë të mësoni më shumë dhe të kini kujdes nga persona të dyshimtë që kërkojnë të përvetësojnë paratë tuaja dhe asnjëherë mos ndani detajet personale të llogarisë tuaj! Paysera kujdeset për sigurinë financiare tuaj, prandaj kemi ndarë informacione lidhur me rastet më të zakonshme të skemave të dyshimta financiare, këshilla se si të mbroni veten nga skemat e dyshimta online dhe se si të mbani të sigurta detajet e kartelës Visa