Që nga viti 2012, Paysera është një institucion i licencuar i parave elektronike i cili ka të drejtë të kryejë aktivitete në lidhje me lëshimin e parave elektronike dhe ofrimin e shërbimeve të pagesave në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Institucioni inspektohet dhe kontrollohet periodikisht nga banka qendrore e Republikës së Lituanisë. Siguron aktivitete transparente dhe monitorimin e treguesve financiar. Uebfaqja zyrtare e Bankës së Lituanisë: www.lb.lt.
Paratë e mbajtura në llogaritë Paysera mbrohen nga neni 25 (1) i Ligjit të Republikës së Lituanisë për Paratë Elektronike dhe Institucionet e Parave Elektronike.
Paysera Kosova është një institucion i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës i parave elektronike i cili ka të drejtë të kryejë aktivitete në lidhje me lëshimin e parave elektronike dhe ofrimin e shërbimeve të pagesave në Republiken e Kosovës. Institucioni inspektohet dhe kontrollohet periodikisht nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Siguron aktivitete transparente dhe monitorimin e treguesve financiar. Uebfaqja zyrtare e Bankës së Kosovës: https://bqk-kos.org/
Paratë e mbajtura në llogaritë e Paysera Kosova mbrohen nga neni 9 i Rregullores për kapital rregullator dhe ruatje të fondeve te IFJB.
- mbahen vetëm në llogari të veçanta bankare ekskluzivisht për mbajtjen e fondeve të klientëve;
- NUK përdoren për nevojat e kompanisë, hua, apo investime;
- nuk mund t'i nënshtrohen rikuperimit të borxheve të institucionit të parave elektronike.