7.11 Anulimi i pagesës (transferit)

Nëse e keni kryer dhe nënshkruar transferin, por dëshironi ta anuloni atë, së pari, kontrolloni statusin tuaj të transferit duke zgjedhur Transferet> Lista e Transfereve> Pa ekzekutuar. Ju do të shihni opsionin e anulimit, nëse është i vlefshëm akoma. Në këtë rast, kontrolloni kutinë pranë transferit dhe klikoni Anulo.

Nëse nuk ka opsion të vlefshëm për të anuluar, ju lutemi ndiqni udhëzimet më poshtë:

Transfere te përdoruesit Paysera - ky tip transferi arrin tek përfituesi brenda pak sekondash; prandaj, nuk ka asnjë opsion për të anuluar. Ju duhet të kontaktoni drejtpërdrejt përfituesin për të anuluar ose rimbursuar transferin. Nëse nuk arrini të kontaktoni përfituesin, ju lutemi kontaktoni Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit.

Transferet SEPA (jo urgjente) - ju lutemi kontaktoni Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit për të anuluar këtë tip transferi. Nëse Paysera nuk e ka dërguar ende transferin, paratë do të kthehen në llogarinë tuaj brenda pak minutash. Sidoqoftë, nëse transferi është dërguar, anulimi i tij mundësohet vetëm me lejen e përfituesit. Mund të gjeni më shumë informacion dhe tarifat e anulimit këtu.

SEPA Transferet të menjëhershme - ky tip transferi arrin tek përfituesi brenda pak sekondash; prandaj, nuk ka asnjë mundësi për të anuluar dhe rimbursimi është i mundur vetëm me lejen e përfituesi. Mund të gjeni më shumë informacion dhe tarifat e anulimit këtu.

Transferet ndërkombëtare dhe jo EUR - ju lutemi kontaktoni Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit dhe ne do t'ju ofrojmë informacion mbi kushtet (periudhë kohore, tarifa e anullimit), në varësi të bankës përkatëse, në të cilën transferi mund të anulohet.