Knowledgebase: 9. Kartela Visa
9.14 Ku mund të tërheq paratë me kartelën Visa?

Me kartelën e pagesës Visa ju mund të tërheqni para në çdo ATM në të gjithë botën që pranon kartelat e tipit Visa.

Shuma më e madhe që mund të tërhiqet në ditë është 600 EUR. Nëse keni kartela shtesë, shuma vlen për të gjitha kartelat.

Tarifat specifike aplikohen kur tërheqni para në ATM. Shuma e tarifës varet nga vendi dhe monedha në të cilën tërheqen paratë e gatshme. Tarifat e kartelës Paysera janë dhënë këtu.

Ju lutemi të jeni të kujdesshëm kur tërheqni para në euro në ATM. Në raste të rralla, ATM-të e disa bankave mund të ofrojnë shëndërrimin në EUR nga monedha GBP (sipas vendit të lëshuesit të kartelave). Gjithmonë zgjidhni "Vazhdoni pa konvertim" dhe shmangni tarifat e larta të komisionit për këmbimin e valutave. Përndryshe, tarifat shtesë për këmbimin e valutave do të aplikohen.

Nuk është e mundur të tërhiqni para nga kartela e pagesës Visa në degët e bankave.

* BE - vendet e Bashkimit Evropian.