3.13 Si të kryeni një video telefonatë dhe të hyni në Google Meet?

Identifikimi përmes video telefonatës i klientëve të Paysera kryhet përmes shërbimit të komunikimit video Google Meet

Për të kryer një video telefonatë, ju lutemi kontaktoni në telefon Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit. Gjatë telefonatës, një konsulent do t’ju dërgojë me email një link për zhvillimin e Google Meet.

Kur klienti bashkohet në video telefonatë përmes link-ut të Google Meet të dërguar – identifikimi kryehet menjëherë.

Një video telefonatë përmes Google Meet mund të kryhet duke përdorur:

  • Një kompjuter – link në video telefonatë mund të hapet përmes shfletuesit që përdorni zakonisht. 
  • Telefonin tuaj – nevojitet të shkarkoni aplikacionin Google Meet përpara telefonatës.


Pasi klikoni mbi link-un e Google Meet, të marrë me email, klikoni mbi "Request to Join" – ju do të ridrejtoheni në një video telefonatë me një konsulent dhe do të keni mundësi të kryeni telefonatën.

Ju lutemi informohuni se:

- Pronari i llogarisë duhet të jetë vetëm gjatë video telefonatës;

- Gjatë video telefonatës, pronari i llogarisë duhet të paraqesë dokumentin e konfirmuar në systemin Paysera;

- Cilësia e kameras, mikrofonit dhe internetit duhet të jetë sipas standardeve të cilësisë optimale;

- Klienti duhet të pajtohet me regjistrimin e video telefonatës, mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale sipas kushteve dhe për qëllim të Politikës së Privatësisë së Paysera: https://www.paysera.com/v2/en-GB/legal/privacy-policy .

Mbani parasysh se nëse klienti nuk pajtohet me regjistrimin e videos, telefonata nuk do të kryhet.