12.15 A duhet t'u siguroj programuesve akses në llogarinë time Paysera në mënyrë që ata të kryejnë integrimin dhe të krijojnë një projekt?

Mos u kaloni personave të tjerë të dhënat tuaja të hyrjes në Paysera, pasi nuk është veprim i sigurtë. Programuesi juaj duhet të regjistrohet në sistemin Paysera dhe të krijojë llogarinë e tij.

Më pas, shkoni në llogarinë tuaj Paysera, zgjidhni Projektet dhe Aktivitetet > Projektet e mia dhe klikoni në Parametrat e projektit > Të drejtat e administrimit. Vendosni numrin unik Paysera të programuesit dhe përzgjidhni kutinë pranë lejes Ndrysho parametrat teknikë të projektit (e drejtë për një programues).

Programuesit do të kenë mundësinë të menaxhojnë parametrat teknikë të projektit tuaj, por nuk do të kenë akses në llogarinë tuaj Paysera.