10.09 Udhëzimet për kontrollimin e biletave të Paysera Tickets

Hyni

Hyni në vetëshërbimin e Paysera Tickets. Ju mund të identifikoheni përmes Paysera ose me ndonjë mjet tjetër që keni në dispozicion.

Shkoni në vetëshërbimin e evenitit

Shkoni te rishikimi i eventit, gjeni eventin dhe klikoni tek Administro.

Shkarkoni aplikacionin celular Paysera Tickets

Zgjidhni Kontrollin e biletave në menunë e majtë dhe shkarkoni aplikacionin celular Paysera Tickets nga Google Play ose AppStore.

Klikoni në butonin "shto" për të hapur formularin e përdoruesit. Vendosni emrin e përdoruesit. Ju mund të zgjidhni tekstin që do të shfaqet në udhëzimin e aplikacionit celular Paysera Tickets kur bileta është përdorur tashmë dhe kur bileta nuk është përdorur. Nëse këto fusha nuk ndryshohen, përdoret një tekst standard. Formulari i udhëzuesit lejon editimin e hyrjes së udhëzuesit dhe mundësinë për të pare se sa bileta janë kontrolluar. Një numër i pakufizuar përdoruesish mund të krijohen për një event.

Sinkronizoni një event me një pajisje

Hapni aplikacionin Paysera Tickets, klikoni në Shto event dhe skanoni kodin QR të eventit, i cili është i disponueshëm në formularin e udhëzuesit duke klikuar butonin "link". Prisni derisa biletat të ngarkohen dhe të Sinkronizohen ose Sinkronizim: 100% të shfaqet në ekran. Biletat për një event janë të ngarkuara dhe mund të skanohen.

Shënim: Kur ngarkoni dhe skanoni bileta, lidhja e Internetit në pajisjen tuaj celular duhet të jetë e ndezur.

Skanimi i biletave

Aktivizoni aplikacionin celular Paysera Tickets, klikoni te Skanimi i Biletave dhe skanoni kodin QR të biletës.

Vlefshmëria e biletës

Pasi të skanoni kodin QR të një bilete, do të jeni në gjendje të shihni nëse është i vlefshëm.

Shënim:

  1. Kur sinkronizoni biletat për një ngjarje me pajisjen tuaj ose skanoni/kontrolloni biletat, duhet të siguroheni që lidhja e Internetit në pajisjen mobile është e ndezur.
  2. Aplikacioni celular Paysera Tickets duhet të instalohet në të gjitha pajisjet që do të përdoren për kontrollimin e biletave.
  3. Lidhni një event me të gjitha pajisjet që do të përdoren për kontrollimin e biletave.

Kontrolli i biletave dhe shënimi manual

Hyni në vetëshërbimin e eventit dhe zgjidhni Raportet > Biletat, më pas gjeni biletën dhe shënojeni.