Knowledgebase: 9. Karta Visa
9.35 Si mund ta aktivizoj funksionin pa kontakt në kartën time?

Për të aktivizuar pagesën pa kontakt (funksioni NFC) në kartën Visa Paysera, duhet të bëni një pagesë duke përdorur më parë kodin PIN. Nëse pagesa është e suksesshme, funksioni NFC aktivizohet dhe pagesa të tjera mund të bëhen duke e përdorur atë. Kur paguani me një kartë pa kontakt, thjesht vendoseni kartën në lexuesin e kartës pa kontakt - kodi PIN nuk kërkohet më.

Ju lutemi vini re se disa limite zbatohen për shumat e pagesave pa kontakt. P.sh., në Lituani, ju do të keni mundësi të paguani për mallra duke përdorur metodën pa kontakt vetëm nëse shuma e pagesës nuk kalon 50 EUR. Në vende të ndryshme, mund të vendosen limite të ndryshëm për pagesa pa kontakt. Ju lutemi lexoni më shumë rreth limiteve të aplikuar në vendet e tjera këtu.