6.06 Detyrimi

Në rast se keni ndonjë detyrim në llogarinë tuaj, ju mund t'a mbuloni atë me rimbushje. Detyrimi do të mbulohet automatikisht sapo të rimbushni llogarinë.

Sigurohuni që të rimbushni llogarinë me detyrim të prapambetur.

Ju mund të kontrolloni gjendjet në llogarinë tuaj duke klikuar në Llogaritë dhe Kartat > Pasqyrimi i Llogarisë. Shuma e detyrimit do të shfaqet me shenjën minus pranë saj. Klikoni mbi shumën për të parë arsyet e detyrimit.

Informacioni në lidhje me rimbushjen e një llogarie Paysera mund të gjendet në seksionin Llogaritë dhe Kartat > Rimbushja e llogarisë në llogarinë tuaj. Ju gjithashtu mund të rimbushni llogarinë tuaj Paysera me një transfertë standarde nga llogaria juaj bankare (vetëm në monedhën EUR dhe vetëm nga vendet e SEPA). Në këtë rast, numri IBAN i llogarisë tuaj Paysera duhet të paraqitet, kur kryeni një transfertë.

NËSE LLOGARIA JUAJ KA QENË E MBYLLUR, dhe ju keni marrë një mesazh se keni një detyrim të mbetur

Përfituesi: Paysera LT, UAB
Llogaria e përfituesit: LT343500010001000364
Banka: Paysera LT, UAB
Kodi i bankës: 35000
SWIFT: EVIULT2VXXX
Adresa e bankës: Pilaitės pr. 16, Vilnius, LT-04352, Lituania  

Sigurohuni që të shënoni "për detyrimin e Emër Mbiemër/kod personal" në fushën Qëllimi. Pasi të keni mbuluar detyrimin, na informoni në lidhje me të duke dërguar një email në debas@paysera.com.

Në rast se dëshironi të mbuloni detyrimin në një monedhë tjetër ose nga një bankë e një vendi tjetër, na jepni informacion se në cilën monedhë dhe nga cili vend dëshironi të paguani, dhe ne do t'ju dërgojmë të gjitha detajet e nevojshme. Ju mund të na kontaktoni duke dërguar një email në debas@paysera.com.