3.06 Numri i telefonit tuaj ka ndryshuar dhe nuk mund të hyni në llogarinë tuaj Paysera
  • Nëse nuk keni më numrin e telefonit që është konfirmuar në llogarinë Paysera dhe dëshironi t'a ndryshoni në një tjetër, ju rekomandojmë të hyni në llogari duke përdorur aplikacionin Paysera. Duke hyrë në llogari në këtë mënyrë, nuk do të keni nevojë të kryeni asnjë konfirmim hyrës tjetër. Pas hyrjes, do të mund të vendosni një numër të ri telefoni dhe t'a konfirmoni atë në menunë e majtë duke zgjedhur Parametrat > Shiko profilin tim > Lidhni një numër tjetër telefoni. Konfirmoni numrin e shtuar së fundi dhe vendoseni atë si numrin e telefonit ku duhet të dërgohen konfirmimet.
  • Nëse do të hyni në llogari nëpërmjet web, mund të vendosni një numër të ri telefoni dhe t'a konfirmoni atë në menunë e majtë duke zgjedhur Parametrat > Llogaria e Pagesës > Numri i telefonit > Shtoni numër telefoni. Konfirmoni numrin e shtuar së fundi dhe vendoseni atë si numrin e telefonit ku duhet të dërgohen konfirmimet, ju mund t'a bëni këtë në Numër telefoni për konfirmime.

  • Nëse nuk mund të hyni në llogarinë tuaj duke përdorur aplikacionin Paysera, kontaktoni Shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit në lidhje me shtimin e një numri të ri telefoni. Ju lutemi vini re se, për të shtuar një numër të ri telefoni në llogarinë tuaj Paysera, së pari, për arsye sigurie, do të duhet t'ju identifikojmë edhe një herë përmes një video telefonate.

NB. Një numër telefoni mund të shtohet dhe të përdoret vetëm nga një klient Paysera. Nëse një numër telefoni është përdorur tashmë dhe është aprovuar për një person tjetër, nuk mund t'a shtoni atë në llogarinë tuaj.