3.02 Unë nuk kam marrë kodin konfirmues plotësues për hyrje me SMS

Nëse nuk keni marrë një kod konfirues plotësues për hyrje me SMS, para se të kërkoni një SMS tjetër, ju lutemi veproni si më poshtë:

1. rindizni telefonin tuaj;

2. provoni të dërgoni një kod konfirmimi për hyrje në një pajisje tjetër celulare, nëse keni mundësi;

3. sigurohuni që telefoni juaj të mos jetë në modalitetin roaming, pasi modaliteti roaming mund t'ju ndalojë të merrni mesazhe SMS;

4. nëse përdorni një kartë SIM të parapaguar, sigurohuni që periudha e vlefshmërisë së llogarisë tuaj të mos ketë mbaruar. Në disa vende, mungesa e parave të mjaftueshme në një llogari karte mund të bllokojë marrjen e mesazheve SMS.


Nëse pas kryerjes së veprimeve të përmendura dhe përsëritjes së veprimeve për të marrë një kod, përsëri nuk mund të merrni kodin në telefonin tuaj, ju lutemi na kontaktoni dhe përgjigjuni për këto pyetje:

1. Po hasni ndonjë problem me lidhjen celulare aktualisht?

2. Arrini të merrni mesazhe të tjera SMS?

Pasi të marrim informacionin, ne do të kërkojmë shkaqet e mosfunksionimit dhe do t'ju japim përgjigje.