2.08 A mund të autorizohet një transfertë nga dy persona?

Po, një transfertë mund të autorizohet nga dy persona.

Para së gjithash, drejtuesi i kompanisë duhet të lejojë të drejtat për një person tjetër që do të ketë mundësi të autorizojë transferta.

  • Identifikohuni në llogarinë e kompanisë, zgjidhni Parametrat > Limitet, Të Drejtat, Lejimet pastaj klikoni në Të drejta dhe limite transferte;
  • Nëse një nga këta dy persona është vetë drejtuesi, atëherë klikoni në "Ndrysho limitet" pranë detajeve të kontaktit të drejtuesit, ose
  • nëse dëshironi të shtoni persona të ri, zgjidhni Krijo të drejta të reja;
  • Në fushën ID e përdoruesit ose Emri i hyrjes, vendosni ID të përdoruesit në Paysera të personit (ave) të ri dhe klikoni në Shtoni;
  • Vijoni poshtë. Në fushën e Tipi i të drejtës së autorizimit, do të mund të zgjidhni Tipi A ose Tipi B. Përshkrimet e tipeve mund të gjenden në llogarinë tuaj.
  • Pas kryerjes së këtyre veprimeve, klikoni në Ruaj.

Kur një person i autorizuar formon një transfertë, personi tjetër i autorizuar do të ketë mundësi ta shohë atë në llogarinë e kompanisë te Transferta > Lista e Transfertave - transferta do të jetë e paautorizuar. Kjo transfertë do të ekzekutohet vetëm kur të nënshkruhet.