Knowledgebase: 1. Hapja e Llogarisë
1.08 Siguria e parave në llogari

Prej vitit 2012, Paysera është një institucion i liçencuar i parave elektronike i cili ka të drejtë të kryejë aktivitete në lidhje me lëshimin e parave elektronike dhe ofrimin e shërbimeve të pagesave në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Liçenca e institucionit të parave elektronike është lëshuar nga Banka e Lituanisë. Institucioni inspektohet dhe kontrollohet periodikisht nga banka qendrore e Republikës së Lituanisë. Siguron aktivitete transparente dhe patëmeta dhe monitorimin e treguesve financiarë. Uebfaqja zyrtare e Bankës së Lituanisë: www.lb.lt.

Paratë e mbajtura në llogaritë Paysera mbrohen nga neni 25 (1) i Ligjit të Republikës së Lituanisë për Paratë Elektronike dhe Institucionet e Parave Elektronike.

Fondet e klientëve:

  • mbahen vetëm në llogari të veçanta bankare ekskluzivisht për mbajtjen e fondeve të klientëve;
  • NUK përdoren për nevojat e kompanisë, huatë, apo investimet;
  • nuk mund t'i nënshtrohen rikuperimit të debiteve të institucionit të parave elektronike.

Më shumë mbi sigurinë është në dispozicion këtu.